Vlersim Pasurish

Vlersim Pasurish te palujtshme

Vlerësimi i pronës është një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash. Vlerësimi i pronës që do të shërbejë si kolateral për bankën është një nga dokumentat me të rëndësishëm për bankën. Bazuar mbi vlerën e nxjerrë nga eksperti banka bazon dhe vlerën e kredisë (në bazë të kritereve të percaktuara).

Vlera e pronës mund të bazohet në kostot e zëvendësimit, shitjet e pronave të krahasueshme apo në kapacitetin e pronës per të prodhuar të ardhura.

Vlerësimet përfshijnë një inspektim fizik të pjesës së brendëshme dhe të jashtme të një enti banimi, si edhe një vlerësim të zonës përreth. Rezultatet e këtij inspektimi më pas paraqiten në një raport vlerësimi që evidenton çdo kusht që mund të ketë ndikim negativ në vlerën e pronës, si p.sh. nëse ka nevojë për riparime për ta bërë shtëpinë të banueshme apo në rastin e ekzistencës së kushteve negative të mjedisit.

Të gjithë vlerësuesit duhet të ndjekin udhëzimet specifike dhe standardet profesionale të perpiluara për të siguruar që vlerësimet e tyre janë të sakta dhe që për të aritur në to është përdorur një metodologji konsistente.

Momentin që ka perfunduar inspektimi në vend, vlera e pronës mund të përllogaritet me dy menyra: (1) përmes krahasimit të pronës në fjalë me objekte/shtëpi të tjera të krahasueshme që janë shitur kohët e fundit në komunitetin në fjalë, ose (2) përmes perllogaritjes së kostos të ndërtimit të një pronë të ngjashme në ditët e sotme – d.m.th përmes llogaritjes së kostos së zëvendësimit.

Qasja e shitjes mbi baza krahasimore bazohet në prezumimin që çmimi i kohëve të fundit të shitjes për prona të krahasueshme në lagje/zona të ngjashme jep edhe vlerën më të saktë të mundshme të vlerës së vërtetë të tregut të banesës.

Qasja e kostos së zëvendësimit bazohet në nocionin që me kalimin e kohës vlera e tregut e pronës nuk mundet asnjëhere ta kalojë koston e zëvendësimit – d.m.th. koston e blerjes së tokes dhe ndërtimit të shtëpise nga e para – ndaj dhe rrjedhimisht mënyra më e mirë për të nxjerrë vlerën e një shtëpie është të përllogaritet se cila do të kishte qenë kostoja e zëvendësimit të asaj banese.

error: Content is protected !!